Ndëshkohet me karton të verdhë

Ndëshkohet me karton të verdhë

Zlatan Ibrahimovic nuk ia ka dalë që të shmangë humbjen e skuadrës së tij, Los Angelos Galaxy në shtëpi kundër New York Cityt me rezultatin 0-2.

Suedezi ka bërë mjaft mirë këtë sezon, pasi në 10 ndeshje ka shënuar 9 gola.

Ekipi i tij u mposht në fundin e pjesës së parë kur pësoi dy gola, fillimisht në minutën e 44′, ndërsa më pas në minutën e 45’+6′. Pjesa e dytë u mendua se do të sillte ndryshim, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Ibrahimovici nuk arriti të linte shenjën e tij me ndonjë gol, por bëri sërish që MLS të fliste për të.

Gjiganti i sulmit kapi për fyti portierin kundërshtar, por për gjyqtarin ishte vetëm karton i verdhë, e të mendosh se në MLS ka VAR… Mbase, Ibra është vetë kampionati amerikan.