Veterani Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit

Veterani Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit

Sipas Fox Deportes suedezi ka arritur marrëveshje me klubin amerikan Los Angeles Galaxy për një transferim drejt Amerikës gjatë verës, shkruan rtv21.tv.

Kontrata e sulmuesit skadon në qershor, dhe ende nuk ka bisedime për zgjatje kontrate, dhe edhe pse Manchester dëshirojnë që ai të qëndrojë, trajneri Jose Mourinho ka deklaruar se nëse dëshiron të largohet derën e ka të hapur.

35 vjeçari thuhet se do të përfitojë më shumë se David Beckham kur ishte bashkuar me LA Galaxy./21Media