Tashmë Icardi ka bërë zgjedhjen e tij

Tashmë Icardi ka bërë zgjedhjen e tij

Mauro Icardi i ka vendosur ultimatum Interit, duke kërkuar transferimin te Juventus, në këtë kundërt, sulmuesi do të qëndrojë te zikaltërit.

Siç shkruan “Sportmediaset”, sulmuesi argjentinas, edhe pse ka rinisur stërvitjen me “Interin”, e ardhmja e tij është larg Milanos.

U fol për Napolin, por 26-vjeçari në mëndje ka vetëm Juventusin. Mauro Icardi nuk ka lëvizur asnjë centimetër nga idetë e tij.

Ai ka lajmëruar dhe më herët se dëshiron të qëndrojë te Inter. Është i gatshëm dhe të rri dy sezone pa luajtur për të qëndruar te zikaltërit, por në rast se skuadra e drejtuar nga Antonio Conte nuk e dëshiron, tashmë Icardi ka bërë zgjedhjen e tij dhe vullneti i argjentinasit është transferimi te Juventus.

Bardhezinjtë janë në tentativa me Manchester United për të siguruar sulmuesin Romelu Lukaku, por kjo ka mbetur pezull për shkak të Paulo Dybala-s.

Ai është pjesë e këtij transferimin dhe pa thënë po “La Yoja”, shkëmbimi Lukaku-Dybala vështirë se realizohet.

Në këtë pikë, sërish del në skenë emri Icardit, i cili ushton në Torino me mjaft optimizëm, pasi dhe vetë tifozët bardhezi nuk e shohin pozitivisht mbërritjen e sulmuesit belg të United, teksa shohin te Icardi, bomberin e të ardhmes në sulmin bardhezi.