Icardi tha se do ta bëjë më të mirën

Icardi tha se do ta bëjë më të mirën

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, insiston që është i fokusuar te PSG. Agjenti i Icardit, njëkohësisht gruaja e tij tha që lojtari mund të transferohet te Napoli në afatin e janarit.

Argjentinasi tha se është transferuar në “Parkun e Princave”, për të luajtur dhe do të bëjë më të mirën.

“Nëse transferohesh si huazim në formë blerje, duhet të bësh më të mirën që klubi të të mbaj në ekip. Do të shohim çfarë ndodhë verën e ardhshme. Kalova shtatë vjet te Interi dhe ëndrra ime ishte të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë që e bëra por nuk fitova asgjë. E vërteta është se PSG është skuadër e kompletuar me kampionë dhe kjo është çfarë dëshiroj unë”, deklaroi ai.

PSG këtë sezon është në vendin e parë me 15 pikë të grumbulluara, tri pikë me pak se Angers në vendin e dytë.