Transferimet në Seria A

Transferimet në Seria A

Pas problemeve në Inter, Icardi e di se nuk bën pjesë në planet e Antionio Contes.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, ende nuk ka gjetur një klub të ri, por nga mesi i sezonit të kaluar, ‘Zikaltërit’ kanë vendosur të mos llogarisin në shërbimet e tij.

Dëshira e tij që të transferohet në Juventus po duket e pamundur pasi që skuadra nga ‘San Siro’, nuk ka dëshirë ta forcojë rivalin e tyre të madh.

Mundësia për transferim te Roma është shfaqur si opsion, por dështoi me vazhdimin kontratës që Edin Dzeko bëri me skuadrën nga kryeqyteti italian.

Tani ka mbetur Napoli si skuadër pretendente për shërbimet e tij, Tuttosport raporton se Inter ka pranuar një ofertë prej 60 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Napoli tani do të arrijë të bind edhe Icardin.