Dyshohet se autorët e mundshëm janë shtetasit në kërkim L.H dhe O.B.

Dyshohet se autorët e mundshëm janë shtetasit në kërkim L.H dhe O.B.

Policia e shtetit shqiptar ka informuar se është në kërkim dy personave, lidhur me  me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në qytetin e Lushnjes, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit“ ku u qëlluan me armë zjarri e për pasojë kanë vdekur  Z.L, 26 vjeç, banues në Lushnje, dhe J.H, 26 vjeç, banues në Lushnje si dhe u plagosën 2 persona të tjerë.

”Grupi i posaçëm hetimor zbardhi autorësinë dhe shpalli në kërkim 2 persona. Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili  të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve. Dyshohet se autorët e mundshëm edhe të ngjarjes së djeshme janë shtetasit në kërkim L.H dhe O.B.”,  informon policia e shtetit.

Bëhet e ditur se po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre./21Media