I dyshuari dhe viktimat janë nga i njëjti fshat

I dyshuari dhe viktimat janë nga i njëjti fshat

Policia e Gjakovës ka identifikuar viktimat dhe të dyshuarin për incidentin që ka ndodhur sonte në 18:35 në Marmull të Gjakovës.

Sipas komandantit të Policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj, personi i vrarë është T.B.

Personi i vrarë është T.B, kurse i plagosuri A.N. Ndërsa i dyshuari për këtë rast është A.Gj.“, ka deklaruar Gjokaj.

Besohet se dhe i dyshuari edhe viktimat janë nga po i njëjti fshat.

Njësitet policore janë duke kryer procedurat e shikimit në vendin e ngjarjes si dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarit./21Media