Autoritetet e shtetit amerikan vijuan punën për nxjerrjen e trupave të pajetë

Autoritetet e shtetit amerikan vijuan punën për nxjerrjen e trupave të pajetë

Tre ditë pas ngjarjes që shokoi botën, ekspertët kanë arritur të identifikojnë trupin e Kobe Bryant dhe tre personave të tjerë në rrënoja e helikopterit.

Hetuesit deri më tani kanë përdorur gjurmët e gishtërinjve për të identifikuar 41-vjeçarin Bryant, pilotin 50-vjeçar të helikopterit Ara Zobayan, një burrë tjetër me emrin John Altobelli, 56 vjeç dhe një grua të quajtur Sarah Chester, 45 vjeç.

Mbetjet e nëntë personave janë gjetur në vendngjarje, por kufomat e pesë tjerëve, përfshirë vajzën 13-vjeçare të Bryant, Gianna, ende nuk janë identifikuar. Kjo është bërë e ditur nga mjeku ligjor i cili ndodhet në vendngjarje në tentim të identifikimit të gjithë kufomave.

Ish ylli i NBA-së mbeti i vdekur m pasi helikopteri që e përdorte prej më shumë se 20 vjet humbi kontrollin dhe u përplas me një kodër, në Calabasas, Kaliforni.

Paraqitja me fanellën e një prej skuadrave ikonë në NBA, e shndërroi Bryant në një lojtar dhe njeri të madh. Ai gjithashtu është shënuesi i tretë më i mirë në të gjitha kohët në NBA dhe fitoi pesë kampionate./21Media