IKSHPK: Pandemia nuk ka kaluar, bartni maskat, vaksinohuni

Pas rritjeve të rasteve me Covid-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bartin maskat dhe të vaksinohen.
“Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.”, thuhet në njoftim
Tutje IKSHPK u rekomandon qytetarëve që të zbatojnë masat edhe për kundër situatës së qetë epidemiologjike.
“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19. MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.#Vaksinohu!”, përfundon njoftimi.
Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur rritje të ndjeshme të të infektuarve me COVID-19, ku kanë rezultuar 177 raste të reja./21Media

Back to top button