Me këto produkte mund të luftohet infeksioni i bajameve

Me këto produkte mund të luftohet infeksioni i bajameve

Bajamet janë inflamacion, që shfaqen në formë të nyjave limfatike në pjesën e fytit, në secilën anë. Secili mund të preket nga inflamacionet e bajameve, por më shumë fëmijët. Bajamet shkaktohen nga lloje të ndryshme të baktereve dhe viruseve. Disa nga shenjat e zakonshme apo simptomat e bajameve janë: fyti i lënduar, skuqja e bajameve me njolla të bardha apo të verdha, vështirësi në përtypje, zë i ngjizur, aromë e keqe nga goja, temperaturë, dhimbje koke.

Ekzistojnë edhe disa ilaçe natyrale, që dihet se ndihmojnë të merreni me simptoma të ndryshme, si dhe t’i luftoni infeksionet. Nëse përcaktoheni për këto ilaçe, efekte të dëmshme anësore, si: diarreja, të vjellat, fryrje nuk do të keni, siç ndodh me rastin e përdorimit të antibiotikëve.

Lëngu i limonit– Duke konsumuar lëngun e limonit i ndihmoni trupit të mbushet vitamina C, një nutrient shumë i rëndësishëm, që e forcon sistemin imun të organizmit. Është ide e emirë që të përcaktoheni për lëngun e shtrydhur freskët të limonit dhe ta konsumoni pa i shtuar sheqer.

Mjalti – Falë përbërësve të vet kundër mikrobeve, si dhe shumë vetive të tjera shëruese, mjalti mundet t’i japë fund problemit me bajame. Krejt çfarë duhet të bëni është të tretni katër lugë mjaltë në një gotë me ujë. Konsumojeni këtë përzierje dy deri tri herë në ditë.

Shafrani– Duke shtuar pak shafran në një gotë me qumësht të ngrohtë, do të përgatitni një përbërje efektive të ilaçit natyral për shërimin e bajameve. Shafrani është një erëz, që njihet mirë për substancat e veta kundër mikrobeve dhe inflamacioneve.

Çaji nga xhenxhefili- Shumë njerëz betohen nga efektiviteti i çajit të xhenxhefilit në ballafaqim me bajamet. Kjo për faktin se xhenxhefili është në gjendje t’i japë fund inflamacionit, si dhe ndalon përhapjen e mikrobeve. Për ta përgatitur këtë ilaç kundër bajameve, thjesht shtypni pak xhenxhefil dhe e lini të qëndrojë në një gotë me ujë të ngrohtë për disa minuta.

Lëngu i qepës- Shpëlarja e fytit me lëngun e fituar nga qepa e shtypur është mënyra e duhur për të trajtuar inflamacionet e bajameve. Kjo nuk ka pse t’ju befasojë aspak, pasi që qepa njihet fare mirë për substancat e tyre të hatashme, që i luftojnë mikrobet.