Ildem: Fqinjësia e mirë nuk është luks por parakusht për integrim

Ildem: Fqinjësia e mirë nuk është luks por parakusht për integrim

Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike Tacan Ildem, në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë” ka thënë se një Ballkan stabil është një Evropë stabile.

Ai theksoi se fqinjësia e mirë nuk është luks por parakusht për integrim, duke thënë se NATO punon me të gjithë në për të ruajtur sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Ildem tha se NATO i jep rëndësi të madhe dialogut të Kosovës me Serbinë, derisa ka shtuar se organizata më e fuqishme ushtarake që ai përfaqëson, nuk i injoron kërcënimet e çfarëdolloj.