Ilir Aliu emërohet zëvendësministër i Financave dhe Transfereve
Kurti ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot, Ilir Aliun zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
“Duke i uruar z. Aliut për pozitën në këtë institucion Kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen për çështje relevante, në shërbim të qytetarëve”, thuhet në komunikatë./21Media