Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës u mbajt sot në ATK

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës u mbajt sot në ATK

Ilir Murtezaj edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm u mbajt  sot në ATK,  me ç‘ rast ushtruesi i deri tanishëm i kësaj detyre, Bashkim  Shala bëri dorëzimin e kësaj detyre tek Ilir Murtezaj.

Emërimi i drejtorit Murtezaj është bërë sipas vendimit të datës 05.02.2019 të nxjerr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.