Filmi "Illyricum" me ngjarje nga pushtimi i Ilirisë

Filmi “Illyricum” me ngjarje nga pushtimi i Ilirisë

Filmi “Illyricum”, me regji dhe skenar të Simon Bogojevic Narath, trajton ngjarjet e pushtimit të Ilirisë nga fushata ushtarake e Perandorit romak, Octavian.

Filmi është në fazën e para – produksionit final. Producentja e këtij filmi është Ankica Juric Tilic, nga produksioni KINORAMA dhe pritet të jetë një nga prodhimet më të mëdha të kinematografisë evropiane.

Për realizimin e këtij filmi janë bashkëngjitur si bashkë-producentë, katër shtete ndër të cilat Kroacia, Italia, Sllovenia dhe Kosova.

Regjisori dhe skenaristi Narath, në faqen e tij është duke kërkuar etnografë, ekspertë dhe këshilltarë të kostumografisë, anijeve liburne, apo veshjeve dalmate (fiseve ilirie të Dalmacisë; sot, në Kroaci).

Ndiqni këtë material filmik interesant, duke falënderuar për të drejtën e përdorimit të imazheve foto/video, regjisorin dhe njëherazi skenaristin, e filmit “Illyricvm”, Simon Bogojević Narath.