Bahar e Ymyt të lumtur pranë njëri-tjetrit

Bahar e Ymyt të lumtur pranë njëri-tjetrit

Aktorja e serialit turk “Më fal”, Gaye Turgut e njohur si “Bahar” ka ndarë më ndjekësit e saj virtual disa momente të këndshme nga përvjetori i martesës së saj.

Ajo në llogarinë e saj zyrtare “Instagram” ka publikuar disa imazhe të ëmbla me dashurin e saj të jetës, aktorin Deniz Evin apo siç njihet me rolin e “Ymytit”, shkruan rtv21.tv.

Aktorja 30-vjeçare, Gaye Turgut mbi këto fotografi duke e etiketuar bashkëshortin, ka shkruar: Llojet e ndryshme të dashurisë @denizevin_ 🙏❣ #love #wedding #anniversary # 5years #up.

Kujtojmë se aktorët Gaye Turgut dhe Deniz Evin janë martuar në vitin 2013./21Media