Messi shkroi ca fjalë edhe për familjen e tij

Messi shkroi ca fjalë edhe për familjen e tij

Ylli argjentinas, Lionel Messi sonte fitoi çmimin e “Topit të Artë”, të cilin e rrëmbeu për të gjashtën herë në karrierë. Messi hyri në histori, pasi u bë futbollisti i vetëm që arriti të fitojë gjashtë herë këtë çmim.

Pas marrjes së çmimit, Messi, në mesin e falënderimeve të shumta, shprehu falënderim edhe për familjen e tij, për të cilën shkroi që e përkrahë çdo ditë, shkruan rtv21.tv

Lionel Messi publikoi një imazh të bukur në instagram, ku numëron 137 milionë ndjekës, në të cilin shihet i lumtur pranë gruas dhe fëmijëve.

Në çmimin që u nda nga “France Football”, Messi mposhti Virgil van Dijkun, Cristiano Ronaldon e Sadio Manen, duke e lënë prapa Ronaldon, i cili e ka fituar 5 herë këtë çmim./21Media