Immobile rikuperohet nga lëndimi

Immobile rikuperohet nga lëndimi

Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë i Lazios, do të jetë i gatshëm që t’i ndihmoj skuadrës së tij  në përballjen me Interin këtë fundjavë, pasi u rikuperua nga një lëndim i kofshës.

Sulmuesi nuk ka luajtur që nga data 29 prill dhe fillimisht kishte frikë se sezoni i tij kishte mbaruar.

Megjithatë, “Il Messaggero” dhe “Gazzetta dello Sport” po raportojnë tani se ai do të jetë i aftë për ndeshjen e së dielës.

Marco Parolo ende po përpiqet të jetë i aftë dhe mund të duhet të jetë i kënaqur me një vend në stol, ndërsa Luis Alberto pothuajse me siguri është jashtë.