Inaugurohet objekti i Zyrës së Punësimit në Rahovec

Qendra do të ofrojë trajnime të ndryshme për punëkërkuesit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka inauguruar objektin e ri për Zyrën e punësimit në komunën e Rahovecit.

Me këtë rast Abrashi tha se Rahoveci, që nga sot do të ofrojë shërbime më cilësore dhe më profesionale për qytetarët e kësaj treve. Duke përgëzuar për punën e mirë që është kryer, ai tha se MPMS edhe më  tutje do të fokusojë vëmendjen me projekte tjera në komunën e Rahovecit  në të ardhmen.

Përveç shërbimeve administrative, këshillimeve, ndërmjetësimeve për punësim, kjo qendër do të ofrojë edhe trajnime të ndryshme për punëkërkuesit.

“Zyra e Punësimit do të ketë një rol të ri në të ardhmen në ofrimin e shërbimeve dhe do të funksionojë brenda sistemit të integruar në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Kosovës”, shkruhet në komunikatë./21Media

Back to top button