Inaugurohet rruga unazore “17 Shkurti” në Skenderaj

Veseli i ka uruar qytetarët për këtë projekt

Komuna e Skenderajt me rastin e Ditës së Çlirimit ka inauguruar rrugën unazore “17 Shkurti”, projekt shumë I rëndësishëm për qytetin e Skenderajt.

Në ceremoninë e inaugurimit ka marrë pjesë Kryetari në detyrë i Kuvendit të Republikës së Kosvës Kadri Veseli, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, përfaqsues të organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe udhëheqës të tjerë institucionalë.

Më këtë rast Veseli i ka uruar qytetarët e Skenderajt për këtë projekt, duke theksuar se ky qytet po zhvillohet hovshëm dhe në mënyrën e duhur. Ai e ka përgëzuar Komunën e Skenderajt për punën që po bënë në ndërtimin e infrastrukturës në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa Nura ka thënë se qëllimi i realizimit të këtij projekti është krijimi i mundësisë që Skenderaj të zgjerohet, duke ofruar hapësirë për zhvillim në të gjitha fushat.

Ai ka theksuar se edhe këtë vit Skenderaj e shënon Ditën e Çlirimit në mungesë të Kryetarit të Komunës Sami Lushtaku, duke shpresuar që institucionet e drejtësisë shumë shpejt ta korrigjojnë gabimin e bërë dhe ai të lirohet pas një mungese të gjatë në krye të Komunës së Skenderajt.

Ndryshe, rruga “17 Shkurti” është projekt i realizuar me standarde të larta të ndërtimit bashkë me infrastrukturën përcjellëse dhe shtrihet në pjesën qendrore të qytetit.

“Ajo është arterja kryesore e qytetit dhe lidh rrugët “Ilaz Kodra” e “Sala e Hamit Jashari”, duke i dhënë qytetit mundësinë e zhvillimit dhje lehtësimit të qarkullimit, më qëllim të zgjerimit të sheshit “Adem Jashari” në të ardhmen e afërt”, shkruhet në komunikatë./21Media

Back to top button