Ince mendon se Pogba e ka mendjen të largohet

Ince mendon se Pogba e ka mendjen të largohet

Llegjenda e Manchester Unitedit, Paul Ince, ka thënë se Paul Pogba po kërkon të largohet nga klubi në muajin janar.

Ashtu si shokët e tij të skuadrës së United, fituesi i Kupës së Botës me Francën ka duruar një fillim jo të mirë të sezonit në Ligën Premier dhe garat evropiane.

Pasi dështoi të bashkohej me Real Madridin gjatë verës, Ince mendon se Pogba e ka mendjen të largohet në afatin kalimtar të dimrit.

Lojtarët e rinj kanë nevojë për udhëzimin e tij tani, ata kanë nevojë për t’u edukuar dhe treguar se ku duhet të jenë në fushë, dhe Pogba duhet të marrë përgjegjësinë e tij. Ne duhet ta shohim atë lider. Nuk jam i sigurt se koka e tij është tek ne”, tha Ince për Paddy Power./21Media