Incident mbi qiellin e Alaskës

Takim nga afër mes aeroplanëve amerikanë dhe bombarduesve rusë

Ushtria amerikane ka kumtuar se aeroplanët e saj i kanë dal përpara dhe ja kanë ndërprerë fluturimin dy aeroplanëve bombardues rusë, në hapësirën ajrore mbi brigjet e Alaskës.

Zëdhënësi i Pentagonit dhe komandanti i flotës detare, Geri Ros, tha se dy aeroplanë luftarakë amerikanë i kanë dal të hënën përpara dy aeroplanëve bombardues rusë dhe se aeroplanët amerikanë me këtë rast kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe të sigurt, shkruan rtv21.tv

Kanali televiziv amerikan, Foks News , raportoi sot se aeroplanët rusë kanë fluturuar rreth 160 kilometra afër ishullit Kodiak në Alaskë dhe se aksioni i aeroplanëve amerikanë ka zgjatur 12 minuta. Më pas, aeroplanët rusë kanë ndërruar drejtimin dhe kanë fluturuar drejtë Rusisë lindore.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se aeroplanët amerikanë kanë përcjellë dy aeroplanët rusë në afërsi të Alaskës dhe shtoi se aeroplanët rusë kanë qenë në patrullim të rregullt mbi ujërat ndërkombëtare në rajonin e Arktikut./21Media

Back to top button