Premiera u dha siç ishte parashikuar

Premiera u dha siç ishte parashikuar

Një incident ndodhi sonte para Teatrit Kombëtar pak para fillimit të premierës së shfaqjes “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”. Dramaturgu Sokol Plakolli preu shqiponjën që gjendej në panon e Teatrit dhe e mori me vete.

Edhe pse personeli i Teatrit Kombëtar u përpoq ta ndalojë, Plakolli i doli ta prej, ta marrë dhe të largohej pastaj me shqiponjën e panos së shfaqjes “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”.

“Performanca” e Plakollit kaloi pa rënë në sy të publikut që priste të hynte në shfaqje dhe përveç një rrëmuje të vogël me atë rast nuk u shënua ndonjë incident dhe premiera u dha siç ishte parashikuar.

Deri në orët e vona nuk pati ndonjë reagim nga zyrtarë të TKK-së.

 

Ndërsa, për rastin u komentua në rrjetet sociale.

Vetë Sokol Plakolli pohoi për Kallxo.com se veprimin tij e bëri si reagim ndaj shfaqjes dhe se vetë shkoi në Polici për ta lajmëruar rastin.

“Me mijëra vjet derdhim gjak për krenarinë e shkabës dy krenare në flamurin kombëtar. Jo kurrë, kurrën e kurrës nuk do të lejojmë të na e përdhosin në liri. E çlirova e mora me vete”, tha ai.

Lidhur me rastin reagoi edhe dramaturgu Jeton Neziraj, i cili ka bërë edhe dramatizimin e veprës së Veton Surroit “Shfaqja e fundit e Marie Gjoni”, për inskenim në TKK.

“Shqiponjë-vjedhësi na e nisi mbarë shfaqjen ”Shfaqja e fundit…’ e Veton Surroi”, shkroi Neziraj në llogarinë e tij në Facebook./kallxo.com