Të frikësuar nga Brexit

Të frikësuar nga Brexit

Çdo e treta kompani në sektorin britanik të automobilave ka filluar shkurtimin e vendeve të punës përpara Brexit, një rritje nga çdo kompani e tetë që ishte një vit më parë, sipas një studimi të Shoqatës Britanike të Prodhuesve dhe Tregtarëve të Automjeteve Motorike (SMMT).

Tetëdhjetë për qind e kompanive kanë frikë se dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të dëmtojë perspektivën e biznesit të tyre në të ardhmen, dhe gati dy të tretat thonë se nuk do të jenë në gjendje të investojnë në biznesin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Çdo ditë dështimi për të arritur një marrëveshje sjell me vete një ditë tjetër të investimeve të humbura, një ditë tjetër që e bën të vështirë rikuperimin e besimit të investitorëve në Mbretërinë e Bashkuar“, tha Mike Hough, shefi i SMMT.

Ai shtoi se në një afat të gjatë, industria e automobilave ka nevojë për tregti të papenguar me BE.

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë më parë se është gati të nxjerrë Britaninë nga BE pa një marrëveshje më 31 tetor, megjithëse parlamentarët kanë miratuar një ligj që ata thonë se do ta detyrojnë Johnson të vonojë daljen e vendit nga BE.