Industria e automobilave të BE-së i frikësohet tarifave të reja

SHBA kërcënon

Optimizmi për luftën tregtare SHBA-Kinë është dëmtuar nga fakti se presidenti Donald Trump mund të imponojë tarifa të reja në industrinë e automobilave evropiane.

Departamenti amerikan i Tregtisë ka paraqitur një raport ku thuhet se industria e automobilave në BE paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare.

Konsiderohet se ky raport fokusohet në teknologjitë e reja, në një kohë kur industria e automobilave po përpiqet të zhvillojë teknologji më të mira elektrike, pasi konsumatorët gjithnjë e më shumë e shmangin naftën.

Shoqata Amerikane e prodhuesve të motorëve i ka bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë që të mos hapë një mosmarrëveshje të re tregtare.

“Këto tarifa, nëse zbatohen, mund të lëvizin zhvillimin dhe zbatimin e teknologjive të reja automobilistike, duke lënë prapa Amerikën. Asnjë kompani në industrinë e automobilave vendase nuk ka kërkuar këtë hetim”, tha shoqata.

Back to top button