Industria gjermane mbështet tregun unik pas Brexit

Kramer thekson se kohezioni i 27 shteteve anëtare mbetet prioriteti më i lartë

Industria gjermane do t’i japë prioritet tregut unik dhe shkëmbimeve brenda Bashkimit Evropian, edhe pse kjo do të ketë pasoja në marrëdhënien tregtare me Britaninë e Badhe post-Brexit, theksuan disa drejtues ekonomikë për të përjavshmen “The Observer”, publikuar sot.

Këto deklarata rrezikojnë pretendimet e David Davis, ministrit britanik të ngarkuar me Brexit, i cili kishte kërkuar që ndërmarrjet gjermane, veçanërisht prodhuesit e makinave të bënin presion ndaj qeverive të tyre për të mbajtur shkëmbimet tregtare me Britaninë e Madhe, një hap i rëndësishëm për eksportet e tyre.

“Të mbrosh tregun unik, që është një projekt evropian themelor, duhet të jetë prioritet i Bashkimit Evropian”, theksoi Dieter Kempf, president i federatës gjermane të industrisë BDI.

“Është përgjegjësi e qeverisë britanike të limitojë dëmet e shkaktuara nga Brexit në çdo anë të La Manshit”, theksoi ai.

“Në muajt që do të vijnë do të jetë shumë e vështirë për të shmangur efektet negative veçanërisht në ndërmarrjet britanike”, shtoi ai.

Ingo Kramer, president i federatës së punonjësve BDA, thekson se kohezioni i 27 shteteve anëtare mbetet prioriteti më i lartë.

Ai kujtoi se aksesi në tregun e përbashkët kërkon respektimin nga secili të katër lirive, lirisë së qarkullimit të të ardhurave, shërbimeve, kapitaleve dhe personave.

“Britania e Madhe do të mbetet një partner shumë i rëndësishëm për ne, por ne kemi nevojë për një marrëveshje të drejtë për secilën prej palëve duke respektuar këtë parim”, deklaroi ai.

Back to top button