Britania gjatë muajit mars është përballur me inflacionin me nivelin më të lartë në tri vjet e fundit

Britania gjatë muajit mars është përballur me inflacionin me nivelin më të lartë në tri vjet e fundit

Ngritja e çmimeve të veshmbathjes dhe ushqimit kanë mbajtur në mars inflacionin vjetor në Britani të Madhe në nivelin më të lartë në tri vjet e gjysmë, tregojnë të dhënat më të reja të publikuara të martën.

Rritja e shkallës së inflacionit vjetor në mars ishte 2,3 për qind, njësoj sikur në muajin e kaluar, njoftoi Zyra shtetërore për statistika e Britanisë së Madhe, transmeton France press, duke shtuar se kjo kryesisht është në harmoni me pritje.