Datë e shënuar për artisten

Datë e shënuar për artisten

Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Ingrit Gjoni sot festoi datë të shënuar. Ajo sot ka ditëlindjen dhe mbushi 38 vjet, shkruan rtv21.tv

Në datën e saj të veçantë këngëtarja pranoi urime të shumta nga më të dashurit e saj. Përveç tyre, ajo mori urime edhe nga fansat e saj të shumtë.

Kjo gjë shihet nga storiet që Ingriti publikoi në instagram për 138 mijë ndjekësit e saj.

Ingrit Gjoni është lindur më 24 dhjetor të vitit 1981 në Tiranë. Ajo është këngëtare e suksesshme e muzikës moderne në Shqipëri dhe është ndër emrat më të spikatur të skenës shqiptare.

Disa nga këngët e saj janë: “Perse me mua” ,”Jek e jek”, “Ekstrem”, “Me duaj”, “Sa me larg”, Fustani pika pika” dhe “Hajde sonte”, në bashkëpunim me Gjeto Luca-n etj. Projekti i fundit i Ingrit Gjonit është “Lumja une”, në bashkëpunim me Cristi Megë. Projekti është publikuar më 24 tetor dhe deri tani në Youtube ka rreth 500 mijë klikime./21Media