Dyshja bashkëpunojnë për të katërtën herë

Dyshja bashkëpunojnë për të katërtën herë

Pas suksesit të këngës “Hasta La Vista” që e publikoi para një muaji, këngëtarja e njohur nga Shqipëria Ingrit Gjoni ka paralajmëruar një projekt të ri, shkruan rtv21.tv

Projekti i ri i këngëtares do të publikohet së shpejti, e ky projekt i saj do të jetë bashkëpunim me artistin e njohur Gjeto Luca, me të cilin është hera e katërt që po bashkëpunon.

Këngëtarja përmes instagramit ka njoftuar për këtë projekt të sajin, ku ka postuar një fotografi të bukur të saj.

 

View this post on Instagram

 

Coming soon 🎤 ft. Gjeto Luca @fjoralbamaliqi_photographer @b52albania

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on

Projektet e mëhershme të tyre ishin “Hajde Sonte”, që u publikua para 4 vitesh, “Mbretëreshë” para tri vitesh dhe “Fustani pika pika”, para një viti. Të trija këto këngë arritën milionat e shikueshmërisë, e për këngën e re mbetet të shihet se sa do të pëlqehet nga fansat e dyshes./21Media