Beson se do të ketë një të ardhme të ndritur edhe në këtë rol

Beson se do të ketë një të ardhme të ndritur edhe në këtë rol

Andres Iniesta dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen. Ka qenë vetë mesfushori spanjoll që e ka zbuluar një lajm të tillë në një intervistë për gazetën “Marca”.

Iniesta aktualisht është i impenjuar me Vissel Koben në Japoni dhe synon që të japë kontributin e tij si futbollist për një kohë sa më të gjatë, siç bën me dije vetë ai, pasi prioritet për momentin për Don Andres është futbolli i luajtur.

Ai ka kontratë me skuadrën japoneze deri në vitin 2021, por në të një ardhme të afërt dëshiron të veshë tutat e trajnerit, pasi beson se do të ketë një të ardhme të ndritur edhe në këtë rol.