Iniesta: Messi është unik

Kapiteni i Barcelonës tregon se i gjithë ekipi është i impresionuar nga Lionel Messi

Ylli argjentinas ishte edhe njëherë me radhë protagonist në fitoren e Barcelonës, që mbrëmë mundi Sevillan 3:0. Messi fillimisht asistoi në goli ne parë të Luis Suarez dhe më pas realizoi dy të tjerë për t’i siguruar Barçës një fitore të thjeshtë.

Andres Iniesta e ka përgëzuar bashkëlojtarin e tij për mënyrën sesi në çdo ndeshje është në gjendje t’i befasojë lojtarët e tjerë të skuadrës me paraqitjet mbresëlënëse.

“Messi është futbollist unik”, ka thënë Iniesta për beIN Sports.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë më një lojtar si ai. Gjëja më e jashtëzakonshme është se vitet po kalojnë, ndërsa ai vazhdon të na befasojë me mrekullitë e tij”.

“Klubi është me fat që ka një lojtar si ai”, ka përfunduar mesfushori spanjoll.

Messi prin në La Liga me 27 gola të realizuar këtë sezon.

Back to top button