50 shkolla do të mirëpresin shkrimtarët

50 shkolla do të mirëpresin shkrimtarët

Xhevat Syla, koordinator i Karvanit të shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”, shpalosi planet për edicionin e sivjetmë në emisionin Bon Bon të RTV21.

Syla tha se deri në përmbylljen e vitit shkollor, aq sa zgjatë Karvani, do të vizitojnë 50 shkolla në tërë territorin e Kosovës.

Në fillimet e veta Karvani i shkrimtarëve për fëmijë pati për qëllim çlirimin e fëmijëve nga traumat si pasojë e luftës, po me Agim Deva”kohë, sipas Sylës, u forcua nevoja që tek fëmijët ta mbjellim dashurinë për librin.

Syla tha se objektivë e Karvanit është që fëmijët e talentuar të inkurajohen për krijimtari letrare.

 

Në fund Syla foli për shikuesit e RTV21 edhe për vështirësitë financiare që i kanë si organizatorë të Karvani i shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”./21Media