Transport ilegal të kockave të luanit

Transport ilegal të kockave të luanit

Zyrtarët kanë kapur 342 kg kocka luani në aeroportin e Johannesburgut në Afrikën e Jugut.

Tre persona janë arrestuar pas zbulimit nga inspekcioni, transmeton rtv21.tv.

Kockat, që përdoren në Azi për përfitime medicinale dhe për të prodhuar stoli, nuk dihet qartë se ku do transporoheshin.

Eshtrat e luanit janë vendosur në 12 kuti me letër alumini.

Nuk është e qartë nëse kockat janë të luanëve nga kopshtet zoologjike apo të kapur në natyrë.

Më shumë se 11.000 luanë jetojnë në Afrikën e Jugut, me 3.000 prej tyre në parqet kombëtare ku gjuetia është e ndaluar./21Media