Ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet

Ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke inspektuar linjën teknike në rrjetin e ujësjellësit duke filluar nga lagjja “Arbëria” e deri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Inspektimi realizohet në dyshimin e bazuar në dëmtim nga disa palë të treta, për të cilat ujësjellësi nuk është informuar me kohë, derisa ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet.

Pa ujë të pijshëm, nga orët e hershme të ditës së sotme janë katet e larta të ndërtesave të reja në njërën pjesë të  lagjes “Arbëria” dhe “Dardania”.

Derisa të detektohet saktësisht rrjeti, ujësjellësi rajonal Prishtina kërkon mirëkuptim nga konsumatorët.