Inspektorja e policisë shqiptare kapet në Itali me kokainë

Janë sekuestruar dhe 5 telefona celularë

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se një inspektore e Policisë shqiptare me inicialet F.Z 29 vjeçe është kapur me doza kokaine në provincën e Milanos në Itali.

Inspektorja e policisë shqiptare është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë rrugor. Ajo po udhëtonte në bordin e një automjeti të marrë me qira të tipit “Renault Clio” se bashku me një shqiptar me inicialet C.A 29 vjeç.

Ndalimi i automjetit është bërë në territorin e komunës Garbagnate në provincën e Milanos.

Në një vend të fshehur nën timonin e automjetit janë gjetur 38 gramë kokainë e ndarë në 76 doza e 1430 euro cash.

Kontrolli i imët i automjetit, sipas medias italiane është bërë pas nervozizmit të shfaqur nga dy personat që udhëtonin në të.

Së bashku me drogën janë sekuestruar dhe 5 telefona celularë, 3 prej të cilëve smartphone.

Ndaj shqiptarit C.A 29 vjec është lëshuar urdhri i ndalimit me arrest shtëpie, ndërsa inspektorja e policisë shqiptare është vënë në urdhrin e detyrimi të paraqitjes pranë autoriteteve gjyqësore italiane.

Media italiane informon se shtetasja shqiptare F.Z 29 vjeç me profesionin inspektore e Policisë së Shtetit Shqiptar rezulton të ketë rezidencë në komunën Garbagnate në provincën e Milanos./oranews

Back to top button