Dizajneri tregon se si erdha ideja e realizmit të filterëve

Dizajneri tregon se si erdha ideja e realizmit të filterëve

Insta-filteri i parë në trojet shqiptare, është realizuar nga dizajneri i njohur, Gramoz Boshnjaku, shkruan rtv21.tv

Në një intervistë Gramoz Boshnjakun flet për realizimin e filterëve:

Si erdha ideja e realizmit të këtyre filterëve?

Ideja erdhi si rezultat i mungesës së këtij lloji të filterëve në vendet shqiptare dhe në gjuhen shqipe, frymëzimi erdhi nga artistët nga vendet e tjera të zhvilluara të botës.

A mendoni që ky filter do të ketë jehonë tek përdoruesit?

Në ditën e parë pas lansimit te këtyre filterëve, ngjalli reagim pozitiv dhe te madh tek shumë përdorues. Filterin i cili quhet ‘Estrada’ e kanë përdorur deri më tani mbi 2.5 milion persona, duke përfshirë dhe yje të ndryshme të estradës sonë, si: Ledri , Fero etj. Ndërkaq, filteri tjetër ‘Jemi një’, sapo është lansuar dhe pres që të ketë sukses të njejtë si ai paraprak.

Sa filterë i keni realizuar deri më sot?

I kam realizuar gjithsejt 3 filterë për Instagram, 1 për Snapchat dhe 1 për Facebook. Nga këta filter në Instagram, njëra (‘Jemi një’) ka të bëjë me mundësinë e vendosjes së flamurit të Kosovës ose të Shqipërisë në fytyrat e fotografuara të përdoruesve, ndërkaq tjetra (‘Estrada’ ) ka të bëjë me mundësinë e përzgjedhjes rastësore të personalitetit të ndonjë prej yjeve të estradës shqiptare. Filteri i tretë ka të bëjë me cilësinë e ajrit në Prishtinë, i cili është shumë i dëmshëm në sezonën dimrore dhe i cili është realizuar për kompaninë Zero Pozitive. Ndërsa,  filteri i Snapchat dhe Facebook ka të bëjë me ikonën e Prishtinës dhe përdorimin e tij në qytetin e Prishtinës.

Cilat kategori shoqërore mendoni se do t’i përdorin këta filterë më së shumti?

Besoj shumë që do të përdoret nga të gjitha kategoritë, por do ta veçoja më shumë rininë.

A mund të jepni ndonjë këshillë për talentët e ri të kësaj fushe?

Talentët e rinj duhet ta kuptojnë që jeta është përplot sfida të ndryshme dhe çelsi i suksesit është që përkundër vështirësive dhe dështimeve, të refuzojnë që të dorëzohen, pra që të vazhdojnë punën dhe mësimet. Në Kosovë ka shumë talentë të fushës së teknologjisë informative dhe se mundësitë janë relativisht të shumta duke e marr parasysh që tregu në këtë nuk kufizohet vetëm në Kosovë por është treg global, pra është e mundur që të punohet nga këtu në vendet e tjera./21Media