Sipas një qëndrimi të kompanisë, ata nuk duan që ky aplikacion të konsiderohet si garë

Sipas një qëndrimi të kompanisë, ata nuk duan që ky aplikacion të konsiderohet si garë

Instagrami konfirmoi se do ta largojë opsionin “Following” nga aplikacioni. Ky tipar ju mundëson t’i shikoni fotografitë dhe videot që çdo person në listën tuaj i pëlqen apo i komenton. Me një fjalë me këtë opsionin ju e shihni gjithë aktivitetin e tyre.

Ky tipar që u lansua në vitin 2011, ishte nënkategori e menysë “Like”, ikona në formë zemre e vendosur në fund të ekranit kur ju e hapni aplikacionin, transmeton rtv21.tv

Disa përdorues mbase nuk e kanë ditur se ekziston ky tipar, por ata që e kanë dituar nganjëherë i shqetësonte fakti se shokët e tyre ishin të zënë duke pëlqyer postimet e tjerëve.

Në Australi, Facebook-u synoi t’i fshehë pëlqimet në postimet e njerëzve. Sipas një qëndrimi të kompanisë, ata nuk duan që ky aplikacion të konsiderohet si garë.

Edhe Instagrami testoi po këtë tipar, që do t’ua mundësonte vetëm përdoruesve ta shohin se sa pëlqime i marrin në fotografi. Po ashtu, po testohet edhe një tipar tjetër, që do t’i njoftonte njerëzit kur dikush është duke komentuar në postimet e tyre. Megjithatë, po vlerësohet si i dëmshëm./21Media