INSTAT: Volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me 34 %

Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar

Volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me rreth 34 % gjatë tremujorit të dytë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, raportoi Instituti i Statistikave i Shqipërisë. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit me 14,5 %.

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 32,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit 10,1 %.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, ky tregues i papërshtatur sezonalisht krahasuar me tremujorin paraardhës, u rrit me 0,5 %.

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i papërshtatur sezonalisht u rrit 2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Back to top button