E pranishme edhe ish-presidentja Jahjaaga

E pranishme edhe ish-presidentja Jahjaaga

Sot nga ora 10:00 në Prishtinë bëhet përurimi i instilacionit “Reclamation” apo në shqip “Rimarrje” në monumentin Newborn, si një instilacioni që u bën jehonë suksesit të grave në Kosovë.

“Rimarrje” është një seri interaktive portretesh, që feston forcën, këmbënguljen dhe kontributin e grave nga gjenerata dhe etni të ndryshme, duke punuar në sektorë të ndryshëm për drejtësi, barazi dhe për të vërtetën.

Instilacioni që shfaqë portretet e 99 grave do të vendoset në Newborn nga data 7 deri më 14 qershor.

Fjalimi i hapjes do të mbahet nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Gjatë gjithë historisë, tregimet dhe përvojat e grave anembanë globit janë shtypur në mënyrë aktive si rezultat i turpit, stigmës dhe frikës të kultivuar nga strukturat patriarkale nën të cilat pabarazitë gjinore vazhdojnë. 20 vjet pas përfundimit të luftës, gratë në Kosovë po rivendosin rrëfimet e tyre si lidere, inovatore, edukatore, atlete, artiste, aktiviste e tregimtare”, thuhet në deklaratën e organizatorëve.