Sipas Thaçit, kjo ditë na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit

Sipas Thaçit, kjo ditë na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën ndërkombëtare të librit u shpreh se kjo ditë na kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i shënimit të dijes, shkencës, letërsisë artit dhe komunikimit njerëzor.

”Kjo ditë, përpos botimit, leximt dhe promovimit të librit, na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit, përkatësisht vlerësimin e integritetit të krijuesve të vlerave diturore dhe shpirtërore. Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit”, është shprehur Thaçi përmes një shkrimi në facebook.

Sipas presidentit, institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin.

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën./21Media

Shënohet Dita Botërore e Librit