Instituti Hidrometeorologjik tregon motin për nesër

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pasdite me reshje shiu dhe bore, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m parashihet të bie vetëm borë.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2- 3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s.”, thuhet në njoftimin e IMK-së./21Media

 

Back to top button