Kurs pa pagesë

Kurs pa pagesë

Instituti Yunus Emre Enstitüsü në Prishtinë, organizon kurse të mësimit të instrumenteve Baglama dhe Udi me muzikantin Ilir Bërveniku.

Për të gjithë të interesuarit kursi është pa pagesë dhe fillon nga muaji mars.

“Të dyja këto instrumente zënë vend të veçantë në muzikën turke dhe mund të jetë shembull i mirë i bashkëpunimit të kulturave që jetojnë në Kosovë. Zakonisht përdoren për shoqërimin e këngëve apo instrumentaleve të vjetra, por nuk mungojnë as improvizimet, duke u gërshetuar me poezi të vjetra të folklorit turk”, thuhet në komunikatën e Institutit.