Integrimi i Kosovë në BE, prioritet kyç i Holandës!

Ahmetaj kërkon vazhdimin e mbështetjes së Holandës

Sot gjatë takimit të ministres, Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj dhe ambasadores së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, më theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave dhe Agjendën Europiane për Reforma.

Sipas një komunikate për medie, ministrja Ahmetaj ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes për procesin integrues në BE, duke filluar nga zbatimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave. Ajo, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Evropian për thellimin e bashkëpunimit me Holandën, duke theksuar mundësitë e shkëmbimeve dhe përkrahjes së Holandës për shoqërinë e Kosovës drejt integrimit Evropian.

Ndërsa, ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Holandës posaçërisht për procesin e integrimit europian dhe sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, si prioritete kyçe për Holandën.

Back to top button