Intel në fillim të këtij muaji paralajmëroi modelet e reja të procesorëve për kompjuterë –Core X HEDT. Tash vijnë informacione se kur ata do të jenë të pranishëm në treg

Intel në fillim të këtij muaji paralajmëroi modelet e reja të procesorëve për kompjuterë –Core X HEDT. Tash vijnë informacione se kur ata do të jenë të pranishëm në treg

Më 26 qershor Intel do të hedhë në shitje pesë modele – dy me katër bërthamë dhe një me gjashtë bërthamë, tetë bërthamë dhe dhjetë bërthamë. Modelet me katër bërthamë do të quhen Core i5-7640X dhe Core i7-7740X, dhe janë pjesë e serisë Kaby Lake-X, derisa modelet e Core i7-7800X, Core i7-7820X dhe Core i9-7900X i takojnë serisë Skylake-X.

Modelet tjera me 12, 14, 16 dhe 18 bërthamë do të vijnë më vonë gjatë këtij viti. Sipas planeve aktuale të Core i9-7920X me 12 bërthamë në shitje do të dalin gjatë gushtit, ndërsa modelet tjera me 14, 16 dhe 18 bërthamë do të vijnë gjatë tetorit.

Modelet, të cilat në shitje arrijnë gjatë këtij muaji mund të porositen një ditë më herët. Sa i përket çmimeve ato to të ndryshojnë nga 242 dollarë për Core i5-7640X me katër bërthamë, deri në 999 dollarë për modelin me dhjetë bërthamë Core i9-700X.