Interi është takuar me agjentin e lojtari

Interi është takuar me agjentin e lojtari

Inter dhe Juventus përpos garës për titull, janë duke ‘luftuar’ edhe në merkato gjatë këtij afatit kalimtar të janarit.

Nerazurët janë shumë aktivë për ti ofruar trajnerit përforcimet e kërkuara, kështu duke mbyllur një shkëmbim me Romën, Politano – Spinazola, gjithashtu është shumë afër që të sjell dyshen nga Premier League, Giroud nga Chelsea si dhe Eriksen nga Tottenham.

Mirëpo tani Inter është futur në garë edhe për talentin e Manchester United, Tahith Chong.

Për lojtarin i interesuar është edhe Juventusi, skuadër kjo e cila ka filluar bisedimet tash e një kohë për shërbimet e 20 vjeçarit.

Sipas raportimeve të fundit, Interi është takuar në Milano me agjentin e lojtarit i cili në verë mund të shitet si lojtar i lirë nga “Djajtë e Kuq”.