Probleme për Romën

Probleme për Romën

Inter dhe Milan janë të interesuara për mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling.

Sipas mediave italiane, Roma është paralajmëruar se dy rivalët kanë filluar interesimin për Smalling me dëshirën për ta forcuar mbrojtjen.

Futbollisti anglez është huazuar nga Roma gjatë afatit veror dhe është duke i impresionuar të gjithë me formën e tij.

Ai ka deklaruar se dëshira e tij është që të qëndrojë në Romë dhe ta kompletojë transferimin gjatë afatit dimëror.

Ndërkaq, “Djajtë e Kuq” duan 20 milionë euro për shërbimet e futbollistit anglez./21Media