Interi mposhti Empolin me rezultat 2:1

Interi mposhti Empolin me rezultat 2:1

Inter ka shënuar fitoren më të rëndësishme në këtë sezon ndaj Empolit me rezultat 2-1. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 51’ me Keita Balden. Mauro Icardi kishte mundësi që ta mbyllte çështjen e fituesit në minutën e 61’, por e humbi penalltinë.

Empoli e barazoi rezultatin në minutën e 76’. Inter e riktheu epërsinë në minutën e 81’ me Nainggolanin.

Deri në fund të ndeshjes Empoli i kishte edhe dy raste të mira për gol, por nuk arriti t’i konkretizoj në gol.

Pas kësaj fitoreje Inter kualifikohet në Ligën e Kampionëve nga vendi i katërt me 69 pikë./kallxo.com