Në disa drejtime numri i aplikuesve është më i vogël se sa numri i të kërkuarve

Në disa drejtime numri i aplikuesve është më i vogël se sa numri i të kërkuarve

Vite më parë Fakulteti Ekonomik dhe Juridik ishin drejtimet me më së shumti konkurrentë në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh këtë vit, përkundrazi kërkesa është gati një fish më e madhe se interesimi i maturantëve.

Fakulteti Jurdik ka shpallur konkurs për 800 studentë 550 të rregullt dhe 250 me korrespodencë mirëpo numri i aplikuesve është 625 të rregullt, kurse 108 me korrespodencë, përcjell rtv21.tv.

Kurse Fakulteti Ekonomik për të gjitha drejtimet ka shpallur 1900 vende prej të cilëve 1250 të rregullt dhe 650 me korrespodencë, ndërsa numri i aplikuesve është vetëm 907.

Banka dhe Financa janë kërkuar 650 studentë kanë aplikuar vetëm 341, në Menaxhment dhe Informatikë janë kërkuar 500 studentë kanë aplikuar sa gjysma e tyre vetëm 250, në Marketing janë kërkuar 300 kanë aplikuar 159, në Ekonomiks janë kërkuar 300 kanë aplikuar vetëm 86 dhe në Konatbilitet janë kërkuar 150 kanë aplikuar vetëm 71.

Provimi Pranues për Fakultetin Juridik mbahet me 15 korrik në ora 9:00, kurse për Fakultetin Ekonomik me 16 korrik në ora 9:00./21Media