Skriniar do të mbetet pjesë e Interit

Skriniar do të mbetet pjesë e Interit

Mbrojtësi sllovak ka zgjedhur të vazhdojë qëndrimin e tij te zi-kaltrit.

Milan Skriniar do të mbetet pjesë e Interit. Njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A është pjesë e zi-kaltërve prej verës së vitit 2017, ku u transferua nga Sampdorian.

Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka pasur oferta të shumta, nga skuadra si Manchester City, Manchester United e Barcelona, lojtari ka zgjedhur të qëndrojë tek Interi.

Sipas Sky Sport, palët tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar deri në verën e vitit 2023. Zyrtarizimi do të vijë shumë shpejt.

Skriniar do të përfitojë me kontratën e re rreth tre milionë euro në sezon, ndërkohë që do të ketë disa bonuse që do të varen nga arritja e objektivave sezonale.