Klubi italian i gatshëm të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas

Klubi italian i gatshëm të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas

Transferimi i Romelu Lukakut te Interi varet edhe nga e ardhmja e Mauro Icardit. Sipas “The Telegraph”, klubi italian është i gatshëm që të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas, në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e belgut.

Por, “Nerazzurët” janë duke menduar që Mauro Icardin t’ia ofrojnë Manchester Unitedit dhe para për ta transferuar Lukakun.

Antonio Conte është i dashuruar në lojën e sulmuesit belg, pasi e kishte kërkuar edhe në kohën kur ishte te Chelsea.

Beppe Marotta mund të heqë dorë lehtësisht nga Icardi, pas tollovisë që ka shkaktuar në klub në sezonin që lamë pas.

Manchester United mund shumë lehtë ta pranojë ofertën e Interit për t’i shkëmbyer sulmuesit dhe ta marrë një pjesë të parave.