Interi 4:3 Sassuolo

Interi 4:3 Sassuolo

Pas humbjes kundër Juventusit, Interi i është rikthyer fitores duke e mposhtur Sassuolo-në, në udhëtim. Ndeshja përfundoi me rezultat 4:3.

Gollen e parë për Inter-in e shënoi Martinez, në minutën e 2-të, ndërsa në minutën e16-të, Berardi e barazoi rezultatin. Golin e fundit në pjesën e parë e shënoi, Lukaku në minutën e 45-të.

Edhe në pjesën e dytë golashënuesit për Interin ishin të njëjtit, Lukaku dhe Martinez. Kurse për Sassuolo-në golat i shënuan, Djuricic, dhe Boga.

Interi gjendet në vendin e dytë një pikë më pak se Juventusi, ndërsa Sassuolo zbret në vendin e 16-të./21Media